Paralajmëron Sheholli: Lista Serbe po përgatit rrëzimin e Qeverisë Kurti

Petkoviq: Ishim në prag të konflikteve të rënda, duhet gjetur një zgjidhje kompromisi

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka kërkuar dialog me serbët lokalë për t’i shuar tensionet në veri të vendit.

Sheholli tha në Frontal të T7 se ka informacione nga Beogradi se nëse nuk gjendet një zgjidhje brenda 30 ditësh, Lista Serbe do të përpiqet ta rrëzojë Qeverinë Kurti.
“Këto 30 ditë që janë dhënë afat janë të bollshme nëse dëshirojnë njerëzit që kjo çështje të rregullohet”, tha ai.

“Do të ishte shumë mirë të merremi vesh, unë në bazë të asaj që kemi informacione edhe në zyrën në Brograd të institutit, edhe në veri të Kosovës, konsideroj që Lista Serbe është duke u parapërgatitur që në njëfarë forme t’ia bëjë jetën e vështirë Qeverisë Kurti dhe të bëjë përpjekje për rrëzimin e saj brenda një periudhe të caktuar”, deklaroi Sheholli.

Ai tha se e kishte parashikuar vendosjen e barrikadave në veri dhe tregoi se çfarë mund të ndodhë tani.

“Para dy muajve në këtë emision e kemi pohuar se serbët janë duke u përgatitur t’i kthejnë barrikadat që dikur kanë qenë. Pastaj që kjo nuk bie në ujë ajo që po e them tash. Ata mund t’i bojkotojnë institucionet e Republikës së Kosovës. Mund të dalin nga Qeveria e Kosovës dhe nga Parlamenti i Kosovës. Krejt kjo si pasojë e mos dialogimit me serbët lokalë”, tha Sheholli.