Partia e Ramush Haradinajt organizon tryezë për rritjen e çmimeve

Ndodh në Kosovë, infermierët kategoria më pak e vaksinuar në Kosovë

AAK organizon tryezë për rritjen e çmimeve.

Me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, nesër me fillim nga ora 13:00, në Kuvendin e Kosovës organizohet tryezë me temë: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik.

Në ftesën dërguar mediave, thuhet se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për jostabilitetin ekonomik që është shkaktuar si pasojë e rritjes së vazhdueshme dhe të përnjëhershme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në të gjithë sektorët.

“Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e bizneseve, të organizatave për mbrojtjen e konsumatorëve si dhe OJQ të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Lajme me shume...