Pas 28 vitesh bashkë/ Ndahen dyshja e njohur e muzikës, fansat e tyre ‘çmenden’


Dyshja e njohur e muzikës, Daft Punk, i kanë dhënë fund bashkëpunimit të tyre pas 28 vitesh bashkë. Dj e njohur francezë, Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo, e njoftuan këtë vendim gjatë një videoje 8 minutëshe me titull “Epilog” që u postua në Youtube.

Në video të dy ata kanë fshehur identitetin e tyre, duke u shfaqur si robotë.
Videoja përfundoi me imazhin e një dore floriri dhe një tjetër argjendi, që formojë formën e një trekëndëshi me vitet 1993-2021. Kjo ndarje artistike është konfirmuar edhe nga përfaqësues të Daft Punk, për E! News, por nuk është dhënë asnjë detaj më tepër.


Gjatë karrierës së tyre, Daft Punk patën shumë sukses, për shkak të shumëllojshmërisë së projekteve dhe hiteve të tyre. Përveçse regjistruan një album në vitin 2010 për filim “Tron: Legacy”, dyshja sollën hite të shumta si “One More Time”, “Robot Rock” apo “Get Lucky” në bashkëpunim me Pharell Williams.
Shumë e kanë cilësuar këtë ndarje të dyshes si fundin e një epoke dhe fansat e Daft Punk në rrjete sociale kanë reaguar shumë të mërzitur.

The post Pas 28 vitesh bashkë/ Ndahen dyshja e njohur e muzikës, fansat e tyre ‘çmenden’ appeared first on Zonë E Lirë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...