Pas dy dozave AstraZeneca, mund të merret Pfizer në të tretën

Vaksinimi në vendin tonë po vazhdon.

Njëra nga pyetjet më të shpeshta të qytetarëve që po iu bëhet profesionistëve shëndetësorë nëpër Qendrat e Vaksinimit, është se a mund ta marrin dozën përforcuese dhe atë të tretë të llojit Pfizer, ndonëse dy dozat e para i kanë të llojit AstraZeneca.

Kjo po ndodhë për shkak se në vendin tonë më nuk administrohet vaksina AstraZeneca, ngase të tilla më nuk ka në stok.

Mjeku familjar, Ardit Gashi në Qendrën e Vaksinimit në Prizren thotë për Klan Kosova se pa asnjë dyshim mund të merret vaksina e tretë Pfizer, edhe nëse doza e parë dhe e dytë është AstraZeneca.

Megjithëkëtë, interesimi për marrjen e dozës përforcuese dhe të tretë është rritur dukshëm ditëve të fundit, siç duket ka ndikuar situata epidemiologjike.

Ndaj qytetarët thonë se iu kanë përgjigjur edhe kësaj thirrje pa asnjë hezitim. Deri tani në nivel vendi janë administruar 18 mijë e 553 doza përforcuese dhe 2 mijë e 113 doza të treta.

Lajme me shume...