Pas QUINT-it edhe DASH kërkon të lejohet referendumi serb në Kosovë

Beniada e quajti “Ydhi Dhimani”, këngëtari bën reagimin epik

Referendumi serb, DASH rithekson kërkesën e Quint-it për Kosovën

Departamenti i Shtetit amerikan ka mbështetur deklaratën e vendeve të Quint-it ku i bëhet thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Faqja zyrtare e DASH ka shpërndarë deklaratën pas ngjarjeve që ndodhën në Presidencën e Kosovës ku u mbajt një takim mes krerëve të shtetit të Kosovës me ambasadorët e vendeve të Quint-it.

Deklarata e plotë:

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mirëpresin referendumin kombëtar të Serbisë të 16 janarit për ndryshimet kushtetuese si një hap kyç për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të rritur transparencën dhe efektivitetin e institucioneve te shtetit të sundimit te ligjit. Ne besojmë se këto reforma janë një hap përpara drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane dhe do të mbështesin procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Ne kemi inkurajuar të gjithë qytetarët e Serbisw që të marrin pjesë në referendum dhe besojmë se është e rëndësishme që votuesit me të drejtë vote të mund të votojnë në zgjedhje dhe referendume. Vërejmë me keqardhje se qeveria e Kosovës nuk ka lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të mbledhë fletëvotimet e votuesve me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë për referendumin e ardhshëm, në përputhje me praktikën e kaluar. Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur.

I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Është e rëndësishme që të dyja qeveritë të arrijnë progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që hape perspektivën e BE-së dhe rrit stabilitetin rajonal.

Lajme me shume...