Pas shkarkimit, Valdete Daka mban konferencë për media


Valdete Daka mban konferencë për media.

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie, sot duke filluar nga ora 11:00, shkruan Gazeta Express.

Lajmi për Express është konfirmuar nga zyrtarë të KQZ-së.

Shkarkimi i Valdete Dakës shkaktoi reagime të mëdha nga partitë politike dhe nga shoqëria civile.

I fundit që reagoi ishte Bashkimi Evropian.

Në një shkrim në Twitter, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka komentuar këtë vendim, duke thënë se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës.

“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar shefin e KQZ-së, e për të caktuar një të ri. Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe që pavarësia e KQZ-së të ruhet duke siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, ka shkruar Szunyog.

Të martën, Osmani vendosi për shkarkimin e Dakës. Shkarkimi i saj nuk u mirëprit nga shoqëria civile, e cila e akuzoi presidenten se vendimi ka qenë politik.

Madje, është paralajmëruar se vendimi i Vjosa Osmanit mund të dërgohet për interpretim në Gjykatë Kushtetuese.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...