Pas shumë muajsh, Kurti më në fund nisi vizitën në SHBA

Anulimi i konkursit të KEK’ut, vjen reagimi nga LDK-ja

Kurti, ka nisur vizitën e tij në SHBA.

Pas shumë muajsh pritje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund ka nisur sot vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas një deklarate që kishte dhënë javë më parë, planet janë që të qëndrojë atje 10 ditë apo dy javë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Muaji nëntor i vitit të kaluar, ishte caktuar për vizitën e të parit të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurtit, për në Amerikë.

Por, kjo vizitë ishte shtyrë për këtë vit.

Lajmin e kishte bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili kishte njoftuar se vizita do të realizohej në pjesën e parë të vitit 2022.

”Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Washingtonin’’, kishte deklaruar Kryeziu.

Për shtyerjen e kësaj vizite, ishte deklaruar edhe vetë Kurti disa herë, pas pyetjeve të gazetarëve. Sa herë që pyetej se kur do të shkonte atje, ai sugjeronte që të pyetej Shefi i Stafit të tij, Luan Dalipi.

“Shefi i stafit të kryeministrit, z.Luan Dalipi është duke e përgatitur vizitën time në SHBA në fillim të vitit të ardhshëm, mirëpo ne nuk do të njoftojmë për takime të veçanta pa u bërë programi i plotë”, tha Kurti.

“Do të shkoj besoj në muajin maj, do të zhvilloj takime me administratën Biden dhe diasporën tonë, unë i njoftoj ata paraprakisht, ata më mirëpresin, organizohen takimet, verifikohet agjenda, por, që ju do ta dini paraprakisht”, kishte deklaruar Kurti.

Kishte deklaruar se në Amerikë do të qëndrojë 10 ditë apo dy javë, pasi është vend i madh për të qëndruar vetëm dy-tri ditë.

“Sa i përket vizitës në SHBA, besoj që pengesa kryesore është logjistike-teknike, sepse nuk mund të shkojë për tri ditë atje. Dua të shkoj për 10 ditë ose dy javë, sepse është edhe një shtet më i madh, por edhe takimet që dua t’i bëj atje do jenë edhe më të shumta se sa në Evropë, ku mund të shkosh edhe për dy ditë”, u kishte thënë Kurti gazetarëve në muajin mars kur ishte pyetur se kur do të udhëtojë për vizitë zyrtare në ShBA.

E pas gati gjysmë viti, Kurti më në fund ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot ai ka filluar vizitën zyrtare atje.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ai sot do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Ndryshe, Kryeministri Kurti javën e kaluar qëndroi në ShBA në një vizitë jozyrtare. Ai së bashku me shefen e shtetit, Vjosa Osmani morën pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Për dallim prej Presidentes, kryeministri nuk është se realizoi ndonjë takim me rëndësi..

Por, në Katedralen Kombëtare në Washington DC ku u mbajt ceremonia e varrimit e ish-Sekretares Albright, kryeministri Kurti e presidentja Osmani, takuan dhe u fotografuan me Sekretarin Blinken, ish-presidentin Clinton, ish-kongresmenin Engel, ish-sekretaren Hillary Clinton