Pas shumë viteve, ora e cmuar i kthehet Muzeut të qytetit Bautzen

Enver Robelli

Një rrëfim për një ditë të bukur…
Së fundi Muzeut të qytetit Bautzen në Gjermaninë lindore iu kthye një orë xhepi, e cila ishte zhdukur në vitin 1945. Diametri i rrethit të orës: 44 milimetra, pesha: 200 gramë, emri i orës: «Tourbillon Nummer 41000». Është ndër orët më të çmuara në botë, e prodhuar në vitin 1900 nga manufaktura A. Lange & Söhne. Vlera e kësaj ore është disa milionë euro. U prodhua për Ekspozitën Botërore në Paris (1900). Pastaj i takoi koleksionit të Muzeut të qytetit Bautzen. Por në tollovinë e Luftës së Dytë Botërore persona të panjohur e vodhën orën e famshme. Më 2019 kjo orë u shfaq gjatë një ankandi ku shitej koleksioni i orëve të një miliarderi gjerman të vdekur më 2018. Muzeu ndërhyri, e pengoi shitjen dhe u pajtua me pasardhësit e miliarderit për të blerë orën. Ora është e bukur edhe 122 vjet pas prodhimit. Kapaku është i stolisur me një miniaturë emali (jo emaili!) ky shihet perëndesha Minerva, e adhuruar nga romakët si perëndeshë e zejtarisë dhe urtisë, e cila qëndron para siluetës së Ekspozitës Botërore të Parisit. Dhe më e rëndësishmja në fund: ora është e përpiktë si nga dita e parë e prodhimit. Kjo nuk është e parëndësishme për një orë.
Rrëfimet më të bukura (dhe nganjëherë më interesante) i shkruan jeta.