Pas skandalit me mjekët e infektuar, nisin kontrollet për pacientët (FOTO)

Plot 13 mjekë dhe infermierë rezultuan pozitiv me koronavirus, ndërsa situata paraqitet e rënduar në Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndërkoëhë, për shkak të kësaj situate ka nisur një kontroll për të gjithë pacientët që duhet të marrin shërbime shëndetësore në spital, duke filluar nga të gjitha repartet, edhe nëse ato nuk janë të Infektivit.

Sikurse shihet edhe në fotot e mëposhtme, pacientët kontrollohen për temperaturën në hyrje të urgjencës, apo të tjera reparte shërbimi. Në total janë 13 të infektuar, nga të cilët 7 janë staf mjekësor, 2 mjekë e 5 infermierë dhe pjesa tjetër janë pacientë, të cilët kanë qenë aty rastësisht.

Duket se infektimi i pacientëve ka shtuar frikën për pacientë të tjerë, apo familjarë të tyre, që mund të kenë pasur kontakte gjatë ditëve apo orëve të fundit.

“Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin infektiv”, deklaroi ministria e Shëndetësisë.

Gjithçka ka nisur nga një infermiere, e cila ishte infektuar nga jashtë dhe më pas ishte lejuar që të ushtronte punën normalisht në ambientet e spitalit të QSUT-së. Infermierja nuk është izoluar menjëherë dhe kjo ka ndikuar që virusi të përhapet edhe te kolegët e tjerë dhe te pacientët.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !