Pas sulmit ndaj profesoreshës, vjen reagimi i Universitetit të Prishtinës

Tahiri thotë se Gjykata Speciale është e pakuptimtë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për sulmin fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë në UP, prof. asoc. dr. Hatixhe Latifi Pupovci.

Përmes një komunikatë për media, UP-ja thotë se aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare.

“Me këtë rast, UP-ja u bënë thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore. UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se profesoresha e UP-së, Hatixhe Latifi-Pupovci sot u sulmua nga një person në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë.

Ajo ka shkruar në Facebook, ku ka folur për ngjarjen. Ajo ka thënë se sulmi ndaj saj ishte i papritur dhe i paprovokuar dhe i shkaktuar nga motive të pakuptueshme.