Pas vendimit për mbyllje, kosovarët ia msyjnë Shqipërisë


Kosovarët ia msyjnë Shqipërisë për vikend pas vendimit për mbyllje.

Masat e vëna nga qeveria Kurti kanë bërë që kosovarët sot t’ia mësyjnë me të madhe Shqipërisë.

Nga pika kufitare e Vërmicë shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.

Kjo për shkakun se Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë mbylljen totale të gastronomisë, përveç me Take Away si dhe orën policore.

Kësisoj, kosovarët kanë zgjedhur që ditët e fundjavës t’i kalojnë në Shqipëri, pasi që sot në Kosovë edhe ashtu në sektorin publik është ditë pushimi.

Pritjet, në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...