Pasi Walkeri e kritikoi se nuk e vizitoi kur ishte në ShBA, Kurti takohet me të

Ledri e bën “kapitene” Poin, ja reagimi i saj

Walkeri e kritikoi se nuk e vizitoi kur ishte në ShBA, Kurti takohet me të.

Para një jave ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker është shprehur i zhgënjyer me kryeministrin e vendit Albin Kurtin, pasi ky i fundit nuk e kishte vizituar Washingtonin.

Ai kishte thënë se ishte zhgënjyer se as Kurti s’e kishte kontaktuar atë fare sa ishte në vizitë disa ditore në ShBA.

E si duket Kurtit këto fjalë të Walkeri kanë shkuar në vesh dhe këtë herë sa po qëndron në ShBA ka takuar atë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook Kurti tregoi se nuk është takuar që sumë kohë me ish-ambasadorin , të paktën kështu lënë të kuptohet nga rreshtat e parë të tij.

“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Ai shtoi se kanë diskutaur për për të tashmen.