Pavarësisht protestës, nis seanca e Kuvendit të Kosovës i pranishëm edhe Kurti

Deputeti i VV-së: Nuk ua kemi borxh që Ramushi të na shajë me nënë

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Pavarësisht situatës mjaftë të tensionuar jashtë Kuvendit të Kosovës, ku veteranët e luftës së UÇK-së po protestojnë në kundërshtim të projektligji për pagën minimale, në Kuvend kanë arritur disa prej deputetëve.

I pranishëm në këtë seancë është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Edhe pse në shumë seanca Kurti ka munguar, në këtë seancë ai është i pranishëm bashkë me shumë ministra të tjerë.

Duhet përkujtuar që në seancë e sotme pritet të votohet edhe ndryshimi i projektligjit për mjetet pensionale, apo mundësinë e tërheqjes së Trustit.