PDK e pakënaqur: Konjufca në mënyrë arbitrare ndërpreu seancën kur erdhi pika për Trustin

Aksident në Prishtinë, lëndohen gjashtë përsona

PDK: Konjufca në mënyrë arbitrare ndërpreu seancën kur erdhi pika për Trustin.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka quajtur arbitrare vendimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjfuca që ta ndërpresë seancën e Kuvendit disa minuta më herët.

Tahiri në një konferencë për media, tha se rreth 80 deputetë ishin në sallë dhe s’kishte arsye që të ndërprehet seanca.

“Në mënyrë të paprecedentë në mënyrë arbitrare është ndërprerë seanca e Kuvendit pikërisht kur ishim te pika për Trustin. Nëse do të ndërpritet seanca apo të vazhdojë kjo vendoset me mocion procedural e jo kryetari i Kuvendit. Ju e patë se ishim prezentë rreth 80 deputeë dhe s’kishte arsye që të mos vazhdohet”, tha Tahiri.

Ai poashtu tha se VV ka përkushtim të madh që ta pengojë Ligjin që mundëson tërheqjen nga Trusti.

“Nuk e di se cilat kanë me qenë nesër arsyet për ta bllokuar këtë iniciativë. VV ka një përkushtim tepër të madh që kjo iniciativë ligjore në pengesën e saj, sikur të kishin pasë përkushtim kaq të madh në qeverisjen e vendit besoj se s’kish ardhë puna me e kërku tërheqjen e parave tona”, u shpreh ai.