Pejë, i mituri plagos me armë zjarrin shokun e tij

Një plagosje ka ndodhur në Pejë.

Një i mitur ka plagosur me armë zjarri një bashkëmoshatar të tij, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Nga Policia kanë thënë se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Plagosja dyshohet se ka ndodhur në mënyrë aksidentale.

“Rreth orës 19:40 në fshatin Vitomiricë është raportuar për plagosje me armë zjarri. Njësitet relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe në vendngjarje është arrestuar i dyshuari dhe i është konfiskuar arma. Viktima është dërguar për tretman mjekësor edhe është jashtë rrezikut për jetë.

Të dy personat janë të mitur dhe janë shokë mes vete, teksa plagosja gjatë hetimeve të para besohet të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.