Për herë të parë, bashkëshortja e Ilirit rrëfen për tradhëtinë e tij

Bashkëshortja e Ilirit për herë të parë rrëfen për tradhëtinë e tij.

Gjatë rrugëtimit të Ilirit në Big Brpther VIP është vet ai që ka rrëfyer për tradhëtinë që i ka bërë gruas së tij.

E pas asaj për herë të parë e ka rrëfyer historinë gruaja e tij, shkruan lajmi.

Në një video lidhje live për ‘Goca dhe gra’ në Top Channel ajo ka folur rreth tradhëtisë së Ilirit.

Ajo rrëfeu që e ka përjetuar rëndë por edhe më rëndë e ka përjetuar Iliri.

Emanuela rrëfeu se kanë 21 vite bashkë dhe ishin fëmijë kur ishin lidhur dhe gjatë këtij rrugëtimi njeriu mund të gabojë, por që sipas saj kur dashuria është në mes gjithçka mund të tejkalohet.

Kjo është hera e parë që gruaja e Ilirit prononcohet lidhur me këtë rast.

Iliri është pjesë e BBV-së që nga fillimi i këtij edicioni dhe është banori pretedentë për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Lajme me shume...