Për këtë skuadër dëshiron të luajë Depay

Mourinho e do yllin e Man Utd te Roma

Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay, dëshiron të vazhdojë në klub sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve se ai mund të shitet për të lehtësuar çështjet financiare të klubit, thotë Fabrizio Romano.

28-vjeçari ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por ka rënë në “Camp Nou” që nga ardhja e Xavi si trajner, përcjell ORAinfo.

Mourinho e do yllin e Man Utd te Roma

Por Romano i tha kanalit FIVE YouTube: “Siç ka thënë në publik, ai dëshiron të vazhdojë te Barca dhe dëshiron të provojë veten sezonin e ardhshëm. Misioni i tij aktual është të qëndrojë pasi dëshiron të luajë në Champions League”, ka thënë gazetari i njohur./ORAinfo/