Për një javë në Kosovë afro 900 qytetarë të infektuar me koronavirus

Kosova po vazhdon të përballet me përhapjen e koronavirusit.

Nga 1 janari e deri më sot në Kosovë janë shënuar 889 raste të reja me virusin Covid-19.

Përderisa më 1 janar të këtij viti Kosova regjistronte 47 raste pozitive me Coronavirus, sot sipas Ministrisë së Shëndetësisë ky numër është rritur në 264.

Pra për tetë ditë në Kosovë u infektuan afër 900 qytetarë.

Më 1 janar u shënuan 47 raste me Covid, më 2 janar 29 raste, me 3 janar 38 raste, më 4 janar 108 raste, me 5 janar 107 raste, më 6 janar 152 raste, më 7 janar 144 dhe sot më 8 janar 264 raste.

Gjithsej në Kosovë, me Covid-19 janë 1.251 raste aktive.

Në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi të njëjtat masa si para rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Lajme me shume...