“Për ty qëndroj e fortë”, Melinda Ademi kujton mes dhimbjes nënën e ndjerë

Melinda Ademi festoi para dy ditësh 26-vjetorin e lindjes.

Në ditën e saj speciale nuk kanë munguar urimet dhe dedikimet nga miqtë, kolegët dhe fansat e saj.

Kjo ditëlindje e gjeti mes një surprize mjaft të veçantë, mes trëndafilave dhe dekorit super të bukur.

Megjithatë, pavarësisht të gjitha surprizave, Melinda ia ka ndjerë mungesën një njeriu mjaft të dashur, e cila për fat të keq nuk jeton më.

Artistja ka një boshëllek të madh në jetën e saj, të ëmën e cila u nda nga jeta para disa muajsh.

Melinda ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një video kur ka qenë vetëm një vjeç, ndërsa e ëma e mban në krahë.

“Faleminderit që më dhe jetën mami, Të dua dhe më mungon. Për ty qëndroj e fortë”, ka shkruar ajo.

Lajme me shume...