Përfaqësuesja e Maqedonisë në Evrovizion hodhi flamurin në dysheme, por më pas u sqarua (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Eurovizion, Andrea Koevska hodhi në tokë flamurin maqedonas. Gjegjësisht, sipas një videoje të shpërndarë, Andrea fillimisht bëri foto me flamurin e Maqedonisë, e më pas vendos ta hedhë në tokë dhe të fotografohet pa të.

Por kjo ka ndodhur pas kërkesave të fotografëve në prapavijë që të bëjë fotosesion pa flamur.

Portale maqedonase kanë shkruar se hedhja e tillë e flamurit është e ndaluar sipas Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të shtetit.

Por, Andrea ka thënë se e ka bërë pa qëllim dhe se ajo është krenarë që përfaqëson vendin e saj dhe flamurin nacional. Ajo po ashtu ka thënë se nuk e kupton arsyen se përse një fushatë e tillë ndaj saj, kur ajo ditëve të fundit ka bërë shumë për të promovuar vlerat e vendit nga ku vjen. (INA)

UPDATE: An apology video by Andrea has already been spread by MRT this evening, where she says that "reporters asked to take a pic without the flag" and "she didn't mean to insult her nation."https://t.co/lvlF437X7u pic.twitter.com/tbnp9KuYJQ

— ESC Discord (@ESCdiscord) May 8, 2022