Përfundon sezoni në Itali, Lukaku me mesazh për bashkëlojtarët e vet

Ka përfunduar sezoni i futbollit në Itali. Protagonist absolut me 23 gola në sezonin e tij të parë në Itali, Romelu Lukaku ka udhëhequr Interin drejt vendit të dytë në kampionatin italian. Megjithatë, sulmuesi belg, ashtu si trajneri i tij, nuk kënaqet dhe shikon përpara.
“Seria A ka mbaruar, por jemi akoma duke ndërtuar dhe jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Lukaku në Instagram. “Falënderoj tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë skuadrës gjatë gjithë sezonit. Të gjithë shokëve të skuadrës, djema keni qenë të jashtëzakonshëm, do të jepja gjithçka për ju çdo ditë. Gjithmonë forca Inter”. Zikaltrit do të kthehen në fushë më 5 gusht për ndeshjen e Euopa League kundër Getafes.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !