Përgënjeshtrohet MSH-ja: Një ditë para Agoni të vinte në Kosovë, ishte dërguar vërtetimi për sëmundjen e tij

Andrra na njofton me oborrin e bukur të shtëpisë së tyre, duket ‘përrallor’

Përgënjeshtrohet Ministria e Shëndetësisë: Një ditë para se të vinte në Kosovë Agon Musliu, ishte dërguar vërtetimi për sëmundjen e tij.

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se Agon Musliu, i cili të dielën humbi jetën duke u hedhur nga konviktet në Prishtinë, ku po mbahej në karantinë, nuk kishte asnjë vërtetim mjekësor kur ishte riatdhesuar.

Por, dokumentet e siguruara nga Indeksonline përgënjeshtrojnë tërësisht këto pohime të institucioneve shtetërore, nën përkujdesjen e të cilëve ishte djaloshi 26 vjeçar nga Gjilani dhe i cili gjeti vdekjen tragjikisht

Përveçse Agon Musliu figuronte në listën e Ambasadës së Kosovës në Gjermani si udhëtar i cili ka probleme shëndetësore, një gjë e tillë i ishte bërë e ditur dhe i ishte dokumentuar edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, një ditë para se ai të ateronte në Prishtinë.

Qendra Operative Emergjente e Gjilanit kishte dërguar një e-mail në adresë të MPB-së, të premten, më 1 maj, në orën 11:43, me të cilin kërkohej që babait të Agonit, Naimi Musliut, t’i lëshohet një leje qarkullimi për udhëtimin në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, më 2 maj, për ta pritur të birin e tij.

Në këtë e-mail ishte shpjeguar se i riu kishte probleme me shëndetin. Po ashtu, ishte bashkëngjitur edhe raporti mjekësor, i cili mbante vulën e radiologut dhe dëshmonte për kontrollin që 26-vjeçari e kishte bërë dhe për diagnozën e tij.

Andrra na njofton me oborrin e bukur të shtëpisë së tyre, duket ‘përrallor’

“Të nderuar, ju drejtohem me këtë kërkesë që të mundësoni lëshimin e lejes së qarkullimit për Naim Musliun, nga Komuna e Gjilanit, për udhëtim në Aeroportin e Prishtinës, për arsye sepse i njëjti deklaron që djali i tij Agon Musliu do të udhëtojë për Kosovë nga Gjermania. Agon Musliu në bazë të dokumenteve të reklamuara nga prindi i tij është i sëmurë nga mëlqia. Dokument: Raporti Mjekësor”, thuhet në e-mailin e dërguar nga QOE e Gjilanit në MPB.

Por, Naim Musliu nuk arriti ta takonte djalin e tij në Aeroport, pasi që atë nuk e liruan për në shtëpi, përkundër dëshmive se kishte probleme shëndetësore, por e dërguan për karantinim në Qendrën Studentore në Prishtinë.

Naim Musliu, i cili humbi fëmijën e vetëm që kishte, ka deklaruar se karantina u shndërrua në ferr për djalin e tij dhe për gjithë familjen, ndërsa për vdekjen e të birit ka akuzuar Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrat Arben Vitia dhe Xhelal Sfeçla.

Ai, po ashtu, ka treguar se si ka provuar disa herë që përmes policisë të kontaktojë me djalin kur është kthyer në Kosovë, duke tentuar që t’ua shpjegojë se ai ka probleme shëndetësore, mirëpo një gjë të tillë nuk ia kishin lejuar.

Janë publikuar komunikime zyrtare që dëshmojnë se dy herë ishte kërkuar ndihmë për Agon Musliun, për shkak se ai po përballej me momente të rënda depresioni, rreth një orë para se të hidhej nga konviktet në Prishtinë, por ajo nuk i kishte ardhur nga institucionet shtetërore.

Humbja e jetës së Agon Musliut ka ngjallur reagime të mëdha në opinion, ndërsa është kërkuar edhe dorëheqja e Ministrave Arben Vitia dhe Xhelal Sfeçla, për shkak të neglizhencës së treguar. Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !