Përgjaket Rruga e Kombit/ Familja shqiptare shuhet nga aksidenti, burrë e grua dhe 2 fëmijët ndërrojnë jetë

Katër persona të një familjeje nga Kosova dyshohet se kanë mbetur të vdekur në një aksident tragjik në Rrugën e Kombit

Sipas të dhënave paraprake mësohet se familja nga Kosova ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Citroen” me targa “C1-351-MH” drejt vendit tonë, kur është përplasur fatalisht me një kamion. Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të Rubikut.

Viktimat janë burrë e grua dhe dy fëmijët, ndërsa raportohet se një fëmijë tjetër që udhëtonte me ta ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është transportuar me urgjencë të spitalin e Rubikut.

Mësohet se viktima në këtë aksident të rëndë kanë mbetur shtetasit A.Avdiaj, 34 vjeçe, B.Avdiaj, rreth 50-vjeç, M.Avdiaj, 5 vjeçe dhe K.Koçi, 11 vjeç. Ndërsa vajza e mitur vetëm 3-vjeçe V.Avdiaj është në gjendje të rëndë në Reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë.

Kamioni i përfshirë në aksident gjithashtu drejtohej nga një shqiptar i Kosovës me inicialet I.I, i cili nuk ka pësuar lëndime.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta. Forca të shumta të policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja mbërritën në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë, duke shkaktuar përplasjen tepër të fortë me e veturës me kamionin. Por edhe ndriçimi mungon thuajse plotësisisht përgjatë gjithë aksit rrugor.

The post Përgjaket Rruga e Kombit/ Familja shqiptare shuhet nga aksidenti, burrë e grua dhe 2 fëmijët ndërrojnë jetë appeared first on Zonë E Lirë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !