Përkrahësi i VV-së i çon mesazh Miftarajt të IKD-së, pasi kundërshtoi shkarkimin e Valdete Dakës


Pasi kundërshtoi shkarkimin e Valdete Dakës, përkrahësi i VV’së i çon mesazh Miftarajt të IKD-së.

Një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar mesazhe akuzuese në adresën e Ehat Miftarajt të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), njëra në mesin e organizatave që kundërshtuan vendimin për shkarkimin e kryetares së KQZ’së, Valdete Dakës.

Akuzat që ia ka bërë Miftarajt simpatizanti i VV’së përfshijnë përafrimin e tij me rrjete kriminale, teksa e ka cilësuar fitoren e zgjedhjeve parlamentare të subjektit që përkrahësi përkrah si formë dënimi.

Miftaraj, përmes ‘Facebook’-ut, ka shpërndarë mesazhet akuzuese që ka marrë nga përkrahësi i VV’së në ‘Facebook’, derisa ka thënë se “soji i këtij mendon se jetojmë në komunizëm”, shkruan Gazeta Express.

“Edhe ky ka te drejte vote! Mesazhe te ketij lloji jane perditshmeri. Soji i ketille mendon se jetojme ne komunizem dhe çdo mendim qe nuk i shkon pershtati perfundon me kete fjalor”, thuhet në postimin e tij.

Ndryshe, organizatat e shoqërisë civile, përfshirë edhe IKD’në, nëpërmjet një komunikate e kanë dënuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ’së, duke e cilësuar si vendim politik.

“…Kundërshtojmë vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...