Përparim Rama nesër mban konferencë për media, kjo është arsyeja

Haxhiu: Kurti po i kërcënon deputetët e tij për të mos e votuar Trustin, u thotë shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nesër do të mbajë konferencë për medie.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku gjithashtu është theksuar se opinioni do të informohet më shumë rreth zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë.

Konferenca do të mbahet nesër në orën 11:30 në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,
Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për media, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë.

Konferenca mbahet nesër, në ora 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës.