Personi që u plagos në Vranjevc po qëndron në QKUK nën sigurimin e policisë

Kosova dhe Izraeli sot nënshkruajnë memorandumin e parë të mirëkuptimit

Personi me inicialet B.B., i cili u plagos nga polici dje në Vranjevc të Prishtinës, pasi paraprakisht ka kanosur me armë policët, po trajtohet në QKUK dhe ndodhet nën sigurimin e policisë.

Plagosja e tij ndodhi kur policia po bastiste shtëpinë e tij, sepse i njëjti dyshohej që një natë më parë kishte shtënë me kallash.

Si dëshmi materiale janë sekuestruar: pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha. I dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & IMPORTI, EKSPORTI, FURNIZIMI, TRANSPORTIMI, NDËRMJETËSIMI, SHITJE E PAAUTORIZUAR E ARMËVE, ARMËMBAJTJE PA LEJE /Prishtinë 08.05.2022-09:10.

Pas disa të shtënave me armë zjarri të raportuar më parë, policia me autorizimin e Prokurorit të Shtetit , ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar.

I dyshuari ka kanosur me armë zjarri zyrtarët policorë duke ua kanosur jetën drejtpërdrejtë, me ç rast në vetmbrojtje dhe për të vënë situatën nën kontrollë njëri nga zyrtarët ka përdorur armën ndaj të dyshuarit.

Si dëshmi materiale janë sekuestruar : pesë pistoleta, një AK-47, 694 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 58 gëzhoja dhe 4 predha. I dyshuari është duke u trajtuar në QKUK dhe nën sigurimin e policisë.