Pesë të vdekur dhe 2 100 raste të reja me koronavirus

Ministri Latifi bën të ditur masat e reja që do të hyjnë në fuqi të shtunën

5 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 5 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 110 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 3 mijë e 772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178 mijë e 768.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.786.709 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.451 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.772 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768.

Në total numri i rasteve aktive është 30.871.