Imami i xhamisë së fshatit Sferkë të Klinës, Afrim Kastrati ka ndërruar jetë gjatë.
Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se i ndjeri ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.
Ai ishte imam në këtë xhami që nga viti 1990.
Familjarët në rrjete sociale kanë bërë të ditur se i njëjti ka pësuar sulm në zemër.
Postimi i plotë:
“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se sot, më 11 maj 2022, ka ndërruar jetë imami i xhamisë së fshatit Sferkë të komunës së Klinës, Afrim ef. Kastrati.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 11 maj 2022, në orën 18:00, në varrezat e fshatit Sferkë të Klinës.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!
Biografi e shkurtër
Afrim ef. Kastrati lindi më 28 korrik 1964 në fshatin Sferkë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen e kreu në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1979-1984.
Studimet më pas i vazhdoi në Fakultetin Filozofik në Prishtinë në drejtimin e orientalistikës gjatë viteve 1986-1990.
Që nga vitit 1990 punoi si imam i rregullt në xhaminë e fshatit Sferkë të komunës së Klinës.