Petar Petkoviq reagon për ndaljen e kontrabandës në veri: Nëse nuk reagon QUINT-i, ka kush të na mbrojë

Një i lënduar, aksident në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë

Petkoviq reagon për ndaljen e kontrabandës në veri: Nëse nuk reagon QUINT-i, ka kush të na mbrojë.

Drejtori i së ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar për ndaljen e një autoambulance që po bartte barna të kontrabanduara në Zveçan.

Një automjet me barna të kontrabanduara është ndaluar sot nga Policia Kufitare në fshatin Rudare të Zveçanit. Petkoviq thotë se e ka lajmëruar Lajçakun, për atë që ai e quan “skandal”.

“Pas sulmit në targa dhe letërnjoftime, radhën e kanë institucionet shëndetësore dhe pacientët tanë dhe populli është i zemëruar dhe i mërzitur, sepse askush nuk e di se cili do të jetë hapi i radhës i Albin Kurtit”, ka thënë ai.

“Katër policë nga Rosu, të armatosur deri në dhëmbë, të maskuar, rrëmbyen Dejanin, dhe një pjesëtar i Rosu-së hipën pas timonit të një ambulance dhe të gjithë shkuan në drejtim të panjohur drejt jugut”, tha Petkoviq.

“Kjo është e papranueshme për ne. Kurti nuk dëshiron paqe dhe vazhdon të sillet në atë mënyrë, që dëshiron ta përshkallëzojë konfliktin, siç tregohet nga ngjarja e sotme. Serbët janë të mërzitur në veri dhe KFOR-i dhe QUINT-i duhet të reagojnë. Dhe, nëse nuk reagojnë, atëherë ka kush të na mbrojë”, ka deklaruar Petkoviq.