Plas ‘sherri’ mes kandidatëve presidencialë në Barcelonë


Plas ‘sherri’ mes kandidatëve presidencialë në Barcelonë, Laporta dhe Freixa fillojnë ‘garën’ më herët.

Gjatë ditës së sotme, kandidati presidencial i Barcelonës Toni Freixa ka zhvilluar një intervistë, e cila është diskutuar shumë.

Kjo për faktin se në atë video, shihet se si kandidati tjetër për postin e Presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, shihet duke bërë gjestin ‘gërshërë’ në kuptimin që duhet ndërprerë xhirimi.

Pasi e kishe parë videon, Freixa beson se mund ta mposht Laportan në garën për president.

“Vetëm dikush që është i mbrojtur nga media do ta bënte një gjë të tillë dhe do të tregonte një pamaturi të madhe”, tha ai.

Zgjedhjet presidenciale për Barcelonën do të mbahen më 7 mars.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...