“Po investojnë në media, po infiltrohen në shtet”, ministri i Erdoganit i ankohet Kosovës për diçka

Ja sa vite mund të zgjasë lufta në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Cavusoglu gjatë konferencës për media me kryediplomatën kosovare Donika Gërvalla-Schwarz është shprehur se prezenca e Fetos në Kosovë po i helmon raportet Kosovë – Turqi.

Ai ka thënë se ata po investojnë në media dhe që sipas tij “po duan t’i helmojnë të rinjtë” dhe në anën tjetër ata po këqyrin të infiltrohen në institucione.

“Natyrisht ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe në raportet tona, sepse ekzistenca e FETO-s është duke bërë punë për t’i helmuar raportet tona dhe pas tentim-puçit në Turqi, ekzistenca e FETO-së në Kosovë, neve dhe popullin turk e shqetëson shumë. Strategjinë që e ka zbatuar në vendin tonë është duke e zbatuar në Kosovë. Këtë në jemi duke e vrojtuar, në njërën anë mendojnë t’i helmojnë të rinjtë dhe investojnë në media, janë duke i shtuar investimet dhe në anën tjetër kërkojnë të infiltrohen në institucione shtetërore ashtu siç kanë bërë në Turqi dhe vende të tjera po tentojnë të bëjnë edhe këtë.”, tha ai.

Më tutje, Cavusoglu është shprehur se për Turqinë është shqetësuese t’i shoh këto, e gjithashtu e ka porositur Kosovën të mos i dëgjojë fjalët e disa vendeve që kërkojnë mbështetje për ta.

“Për këtë arsye, për ne, tek vendi mik dhe vëlla në Kosovë është shqetësuese t’i shohim këto dhe e dijmë që janë të rrezikshëm për të ardhmën. Mos i merrni parasysh fjalët e disa vendeve të tjera që t’i mbështesni ata sepse nuk do të kenë asnjë dobi për juve.”, tha ai.

Cavusoglu gjithashtu ka thënë se edhe në Beograd e ka theksuar se mbështesin dialogun Kosovë – Serbi.

“Gjatë vizitës që realizova në vendet ballkanike, që e fillova në Beograd, edhe aty i dhash mesazhet e ngjashme dhe dialogun midis Kosovës e Serbisë e mbështesim dhe mendojmë që duhet të arrihet marrëveshje përmes rrugëve diplomatike.”, tha Cavusoglu.