“Po ruante bagëtitë” – Flasin familjarët e burrit që vdiq pasi u godit nga rrufeja në Pejë


Një 52 vjeçar nga fshati Kosuriq i Pejës ka vdekur sonte, pasi dyshohet se është goditur nga rrufeja.

Një familjar i tij ka thënë për Klan Kosovën se i ndjeri “ka qenë me bagëti në një fushë afër shtëpisë dhe është goditë nga rrufeja”.

Rastin për klankosova. tv e kanë pranuar edhe policia, ku zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka thënë se ishin informuar nga Spitali Rajonal i Pejës.

“Policia është informuar sot nga Spitali Rajonal i Pejës se e kanë pranuar një person që dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe i njëjti ka vdekur. Personi është i gjinisë mashkull”, ka thënë Rugova.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...