“Po shkatërrojmë jetët tona”/ Lumi Drin në pjesën serbe ‘pushtohet’ nga mbetjet plastike, kronika e Rai Uno (VIDEO)


Media prestigjoze italiane, Rai Uno i ka kushtuar një kronikë lumit Drin në pjesën serbe dhe në Bosnjë, duke nxjerrë në pah papastërtitë që kanë mbushur komplet sipërfaqen e ujit.

“E parë nga lart, duket si ishull, por po shohësh nga poshtë, ai që dikur ishte ujë blu tashmë është mbuluar nga një tapet mbetjesh, 4000-5000 metra kub mbetje plastike, një natyrë e vdekur, që ndodhet mes lumit. Pirgu i madh i mbetjeve kërcënon edhe stabilitetin e impiantit hidro-elektrik, që pavarësisht mbledhjes së mbeturinave, sasia është shumë e madhe,” thuhet në kronikën e Rai Uno.

Bëhet fjalër për liqenin artificial të Peru?ac, i krijuar nga uji i lumit Drin, në malin Tara, diga e krijuar mes qyteteve të Vishegrad në Bosnje dhe Bajina Basta in Serbia.

“Për qeveritë lokale, tutela e ambientit është një luks të pasurish, shoh lumin që vdes ditë pas dite dhe mbledhja e vetëm disa mbeturinave nuk vlen nëse më pas digjen. Po shkatërrojmë një eko-sistem të tërë dhe jetët tona,” thotë një banor.

The post “Po shkatërrojmë jetët tona”/ Lumi Drin në pjesën serbe ‘pushtohet’ nga mbetjet plastike, kronika e Rai Uno (VIDEO) appeared first on Hapur.