Pogba me shumë gjasë nuk do të qëndrojë më te Man Utd.
Paul Pogba ka refuzuar një interes nga Manchester City dhe nuk do t’i bashkohet tyre si agjent i lirë kur t’i skadojë kontrata e tij me Manchester United, pretendon The Athletic, përcjell ORAinfo.
Mesfushori francez, fitues i Kupës së Botës, është kontaktuar nga blutë, por ai është gati të angazhohet për një ofertë të paraqitur nga një klub tjetër./ORAinfo/