Pogba e refuzon ofertën e kampionit anglez
Paul Pogba dëshiron të luajë larg Premierligës.
Mesfushori francez është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës me Manchester United.
Kampioni i botës me Francën nuk e ka ndërmend ta vazhdojë bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq” dhe ai i ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga “Old Trafford”.
Mediat e huaja ndërkohë shkruajnë se interesim për ish-futbollistin e Juventusit ka shfaqur klubi tjetër nga qyteti i Manchesterit, City.
Mirëpo, gjithnjë sipas këtij informacioni, mesfushori kreativ e ka refuzuar ofertën e “Citizens” pasi dëshiron të luajë jashtë Anglisë.
Interesim për Pogban qe një kohë të gjatë ka shfaqur Real Madridi, por edhe ish-klubi i tij, Juventus.
Sidoqoftë, së fundmi më afër duket transferimi i lojtarit në Paris Saint-Germain.