Polici vrau vëllain e tij, policia jep detaje të reja

Ishte duke pushuar në motel, sulmohet nga dy persona me armë zjarri

Një zyrtar policor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij dje në Gushtericë të Graçanicës.

Viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, ndërsa polici është arrestuar dhe me rastin po merret Inspektorati Policor i Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE E RËNDË/Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 07.05.2022 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij).

Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës).