Policia arreston personin e kërkuar për disa vepra penale


Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar ka arritur që këtë të enjte ta arrestojë një person nga qyteti i Kaçanikut, me inicialet S.S, 33 vjeçar.

Në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, i njëjti do ta vuaj dënimin me burgim në kohëzgjatje prej një viti për veprat penale:

“”Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Blereje, posedim,shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, substancave psikotrope ose analoge’’”, bëhet e ditur në komunikatën e policisë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...