Policia e Kosovës pritet të blejë kamera të trupit për policët në terren

Policia e Kosovës ka shpallur tender për furnizim me kamera të trupit për pjesëtarët e saj.

Sipas njoftimit të publikuar në e-prokurimi, për këtë qëllim pritet të shpenzohen 18,480 euro.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për dy vjet.

Për këtë aktivitet të prokurimit përdoret procedurë e hapur e prokurimi me kriter për dhënie të kontratës – çmimi më i ulët.

Nëpërmjet këtij tenderi, Policia e Kosovës pritet të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.

Data 24 gusht 2022 është caktuar edhe afati deri kur mund të ofertojnë kompanitë e interesuara për këtë aktivitet të prokurimit.

“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit
108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar
dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092ne adresën e
specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për kontratë”, thuhet në njoftim.