Policia e Krimeve Ekonomike në Prizren dhe në Obiliq arreston 7 përsona

Kusari: Sot ka filluar tentim shkatërrimi i bordit të RTK-së nga ana e VV-së

Aksion i madh i Krimeve Ekonomike në Prizren dhe Obiliq, arrestohen 7 persona.

Krimet ekonomike të Policisë së Kosovës kanë arrestuar sot 7 persona të dyshuar në dy raste të ndara, në Obiliq e Prizren.

Sipas komunikatës së policisë së Kosovës, në Obiliq, dy persona të dyshuar, përgjegjës të mikëqyrjes së punimeve në projektin “Ndërtimi i brezit të gjelbër – Kosova A”, dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të komunës së Obiliqit dëme të konsiderueshme materiale.

Hetuesit policorë kanë kryer hulumtimet e nevojshme dhe kanë siguruar dëshmi e informacione për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara dhe përmes veprimeve të tyre hetimore kanë konstatuar se dy personat O.K dhe A.D dyshohet se kanë kryer veprën penale “mashtrim në detyrë” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në anën tjetër, në Prizren, janë arrestuar pesë persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

“DHKEK ka kryer veprime hetimore mbi dyshimet e evidentuara nga Zyra e Auditorit Kombëtar, se zyrtar nga Zyra për Kthim dhe Komunitete ne Komunën e Prizrenit, dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale lidhur me tenderin “Furnizimi me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit” Nga veprimet hetimore të zhvilluara janë siguruar dëshmi se katër zyrtarët nga Zyra për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Prizrenit (C.B, I.D, R.D, A.I, dhe SH.B, përgjegjës i Operatorit Ekonomik, në bashkëkryerje kanë kryer dy veprat penale të lartcekura. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të personave të dyshuar, Komuna e Prizrenit kishte paguar faturat sipas listave të propozuara, duke dëmtuar në radhë të parë familjet skamnore si përfituese, si dhe Komunën e Prizrenit si autoritet kontraktues, së paku në shumën qe aktualisht është rreth trembëdhjetë mijë (13.000) euro.”, thuhet në komunikatën e policisë.

Ky është njoftimi i plotë:

Krimet ekonomike të PK-së në dy raste të ndara arrestojnë shtatë persona të dyshuar.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka realizuar dy operacione policore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale

Rasti i parë është realizuar sot me datë 25.07.2022 në Obiliq, ku dyshohet se dy personat e dyshuar, përgjegjësit e mbikëqyrjes së punimeve në projektin me titull: “Ndërtimi i brezit të gjelbër – Kosova A”, duke mos iu përmbajtur kritereve të projektit që ndërlidhen me vendosjen (madhësinë) e gypave, dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të Komunës së Obiliqit dëme të konsiderueshme materiale.

Hetuesit policor, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore/operative kanë siguruar dëshmi dhe informacione të nevojshme për personat e dyshuar dhe dëmet e shkaktuara, përmes veprimeve policore me çka dëshmohet dyshimi i kryerjes së veprës penale. Më këto veprime të dyshuarit O.K. dhe A.D. dyshohet se kanë kryer veprën penale:
“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, në “Bashkëkryerje”, nga neni 31 i KPRK-së.

“Mashtrimi në detyrë” nga neni 419” i KPRK-së, në “Bashkëkryerje”, nga neni 31 i KPRK-së

Me vendim mbi ndalimin nga Prokurori kompetent të dyshuarit e lartcekur O.K. dhe A.D janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i dytë është realizuar po ashtu sot me datë 25.07.2022 në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar pesë persona mbi dyshimin e bazuar për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

DHKEK ka kryer veprime hetimore mbi dyshimet e evidentuara nga Zyra e Auditorit Kombëtar, se zyrtar nga Zyra për Kthim dhe Komunitete ne Komunën e Prizrenit, dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale lidhur me tenderin “Furnizimi me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit”

Nga veprimet hetimore të zhvilluara janë siguruar dëshmi se katër zyrtarët nga Zyra për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Prizrenit (C.B, I.D, R.D, A.I, dhe SH.B, përgjegjës i Operatorit Ekonomik, në bashkëkryerje kanë kryer dy veprat penale të lartcekura.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të personave të dyshuar, Komuna e Prizrenit kishte paguar faturat sipas listave të propozuara, duke dëmtuar në radhë të parë familjet skamnore si përfituese, si dhe Komunën e Prizrenit si autoritet kontraktues, së paku në shumën qe aktualisht është rreth trembëdhjetë mijë (13.000) euro.

Veprimet lidhur me këtë rast janë kryer ne bashkëpunim me prokurorin kompetent, ku pasi janë shoqëruar dhe intervistuar të pesë personat e dyshuar, me Aktvendim të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.