Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Deçan

Dalin fotot që ‘konfirmojnë’ se Kim Jong Un iu nënshtrua operacionit në zemër

Publikohen detaje të reja për aksidentin në Deçan ku mbeti një i vdekur dhe një i lënduar.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet në fshatin Baballoq të Deçanit, ku humbi jetën një person, dhe një tjetër mbeti i lënduar.

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, ndërkaq që kanë qenë të përfshira dy vetura, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, ka ndërruar jetë një person, R.D i lindur më 1959 që sipas policisë është i dyshuar për aksidentin.

I lënduar ka mbetur edhe një 23 vjeçar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ju informojmë se sot me datë 2 Maj 2020, rreth orës 12:55, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Baballoq – Deçan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

– I dyshimti R. D. lindur me 1959, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vend të ngjarjes.

– Viktima Rr. A. lindur me 1997, ka pësuar lëndime dhe është në tretman mjekësor.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të DRP-Pejë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !