Pompeo sulmon Kinën: Ka dëshmi mjaftueshëm që tregojnë se COVID-19 doli nga laboratori në Wuhan

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Kinën se është përgjegjëse për pandeminë e COVID-19, që paralizoi botën dhe shkaktoi me qindra-mijëra të vdekur. Në një intervistë për Abcnews.go.co, ai shtoi se shteti i madh aziatik bëri gjithçka mundej që ta mbante botën në errësirë lidhur me koronavirusin.

Pompeo nuk dëshiroi që të specifikonte, nëse dalja e virusit ishte pa dashje apo me qëllim. Kjo është akuza e fundit e Uashingtonit në drejtim të Kinës. Pikërisht për shkak të këtyre akuzave, SHBA i ndërpreu fondet OBSH-së, pasi e cilëson si bashkëpunëtore të Kinës.

“Ka një dëshmi të shumta që aty ka nisur. Ne e kemi thënë nga fillimi që ky ishte një virus me origjinë në Wuhan, të Kinës. Ndaj nesh pati mëri. Por mendoj se e gjithë bota mund ta shikojë këtë tani.

Të mos harrojmë që Kina ka një histori të infektimit të botës dhe ata më parë kanë operuar në laboratorë ku nuk kishte standarde. Kjo nuk është hera e parë që bota ka qenë e ekspozuar ndaj viruseve si rezultat i gabimit në një laborator kinez.

Ekspertët duhet që ta vërtetojnë këtë gjë që ne të jemi të sigurt. Por mund t’ju them që ka shumë dëshmi që e gjithë kjo ka ardhur nga laboratori në Wuhan.

Ekspertët më të mirë e mendojë këtë. Nuk kam arsye të mendoj të kundërtën. “, tha Pompeo.

Ndërkohë, një amerikan ka humbur jetën çdo 44 sekonda në muajin prill për shkak të koronavirusit. Shifrat e frikshme raportohen nga CNN.

Më shumë se 1,1 milionë persona janë infektuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa bilanci i viktimave i tejkalon 66 000. Testet e kryera janë 6,8 milionë në një popullsi prej 330 milionë personash.

Shteti më i goditur mbetet Nju Jorku, që regjistron çerekun e të prekurve dhe viktimave.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !