Pothuajse e përfunduar, Mbappe tek Real Madrid

Dorëzohet PSG.

Kampioni i Rally Dakar, njëkohësisht kushëri i pronarit të PSG-së, Nasser Al-Attiyah, mendon se tashmë Kylian Mbappe mund të konsiderohet i Real Madridit.

Sipas tij, e ardhmja e Mbappes po bëhet gjithmonë e më e qartë, pasi francezi ka refuzuar të rinovojë me PSG-në.

“Mbappe te Real Madridi? Tani dini gjithçka. Kur dikush dëshiron të largohet, është gati-gati e pamundur ta mbash me zor”, deklaroi Nasser Al-Attiyah.

Reali bëri ofertë 200 milionë euro në fund te afatit kalimtar të verës, por Parisi refuzoi atë dhe tani në qershor rrezikon ta humbasë me parametra zero.

Lajme me shume...