Prag lufte/ Ja si i ndjekin gjuajtësit grekë avionët e Turqisë në Egje: E kam në shënjestër….(FOTOT)

Një video që tregon avionë luftarakë grekë që interceptojnë dy F-16 të Turqisë në hapësirën greke mbi detin Egje, ka dalë së fundmi në media. Incidenti i rrezikshëm ishte filmuar nga kabina e pilotimit të një prej gjuajtësve grekë Mirage, dhe sipas raportimeve ka ndodhur në fundjavë.

Piloti grek, i cili është vënë pas gjujtësit turk F-16, dëgjohet që thotë në mikrofon “e kam kapur,” që do të thotë se objektivi i tij është i shënjestruar nga armatimet. Ndërsa një pilot i dytë grek thotë “po vjen një tjetër.”

Avionët turkë më tej nisin të manovrojnë për të dalë nga rrezja e radarit të ndjekësve të tyre dhe më pas dalin nga hapësira ajrore greke. Avionët turkë kishin kryer një fluturim të paautorizuar mbi arqipelagun lindor Oinousses, që është më i fundit nga shkeljet e shumta të kësaj natyre të forcave ajrore turke në Egje.

Greqia ka thënë se numri i shkeljeve ajrore është rritur në 2019.

“Numri i shkeljeve ajrore të hapësirës greke nga avionët ushtarakë turkë ka arritur në 4,811 në 2019, numri më i madh që prej vitit 1987. Ka pasur 384 ndjekje e interceptime mes gjujatësve turkë e grekë vitin e kaluar dhe vetëm 13 raste në 2010,” thuhej në një raport të minsitrisë së mbrojtjes.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !