Prangoset një person për falsifikim të listës së punëtorëve

Ironizon analisti kosovar: Takimet e Kurtit në Amerikë, si të Petrit Selimit e Uranik Begut

Arrestohet një person për falsifikim të listës së punëtorëve.

Policia e Kosovës, pas hetimeve disa mujore, ka arritur të sigurojë dëshmi se një zyrtar pranë komunës së Novobërdës ka falsifikuar listën e vijueshmërisë së punëtorëve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material.

Në një njoftim për media thuhet se personi në fjalë, i cili me këtë rast është arrestuar, me veprimet e tij dyshohet se ka përfituar shumën prej rreth 2 mijë eurosh dhe në anën tjetër duke e dëmtuar buxhetin e komunës.

Më datë 10.05.2022, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë me ndërmarrjen e veprimeve dhe masave ligjore ndaj të gjithë personave që bien ndesh me ligjet dhe procedurat ligjore.