Prangoset Novak Gjokoviq

Arrestohet Novak Gjokoviq.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, është arrestuar përsëri sipas raportimeve të medieve në Australi.

Në mëngjesin e sotëm, tenisti serb fitoi gjyqin duke e rifituar vizën por tani mediet në Australi raportojnë se vendin ku po qëndron Gjokoviq është një prezencë e madhe e policisë dhe se kanë arrestuar.

Gjokoviq fillimisht iu dha një përjashtim nga turneu për të luajtur, pavarësisht nga fakti se ai nuk ishte vaksinuar, gjë që Australia njoftoi se duhej të bënte një gjë të tillë për të luajtur në turne.

Por, australianët janë duke protestuar aktualisht dhe kërkojnë që Gjokoviq të largohet nga shteti i tyre.

Në seancën dëgjimore të hënën, gjykatës i ishte thënë nga këshilltari i qeverisë Christopher Tran se serbi mund të përballet ende me dëbim.

Tran shpjegoi se Ministri për Emigracionin, Alex Hawke, i cili nuk ishte ministri që fillimisht miratoi vizën, ende mund ta anulonte vendimin.

Nën kompetencat speciale, Hawke mund të anulojë vizën e Gjokoviq, pavarësisht vendimit të gjyqtarëve, dhe ta ndalojë tenistin deri në tre vjet mos-hyrje në Australi

Lajme me shume...