Prangoseti i dyshuarin pasi shkroi “UÇK” në murin e një shkolle serbe në Vushtrri

Vetëm 21 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë, shërohen 45 qytetarë

Policia arr.eston të dyshuarin pasi shkroi “UÇK” në murin e një shkolle serbe në Vushtrri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arr.estuar një të dyshuar për shkrim grafiti “UÇK” në murin e shkollës së komunitetit serb në Vushtrri.

Sipas policisë edhe në një shtëpi një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar grafitin e njëjtë “UÇK”.

Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shkruar një grafit “UÇK” në murin e shkollës “21 Nëntori” (e komunitetit serb) dhe në një shtëpi të një mashkull kosovar po ashtu ka shkruar “UÇK”. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se grafitin e ka shkruar vetëm në murin e shkollës. Me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !