Presidenca reagon pasi SHBA vendos sanksione të reja ndaj Dodikut

SHBA me sanksione të reja ndaj Dodikut, reagon Presidenca.

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Lidhur me këtë ka reaguar, Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Dodiku së bashku me dy figurat famëkeqe të veriut të Kosovës Veselinoviçi dhe Radoiçiqi janë lidhja kriminale e “Botës serbe”.

“Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja që targetojnë Milorad Dodik për aktivitetin e tij destabilizues dhe korruptiv në Bosnje. Dodik, Veselinoviç dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë”, shkruan ai.

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovuar lloëaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes.

“Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Herceëovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.

“Për më tepër, Dodik ka përdorur pozitën e tij zyrtare që ka në Bosnje për të përfituar pasuri për vete përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij ndarëse ento-nacionaliste reflekton në përpjekjet e tij për të avancuar këto qëllime politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen në aktivitetet e tij korruptive. Këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, dhe në këtë mënyrë rrezikojnë stabilitetin më të gjerë rajonal”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sanksionet nënkuptojnë se të ëjitha pronat, intereset në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nëa qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit. Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të githa transaksionet me personat amerikanë.

Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Herzeëovinës, më 5 janar tha në Banja Llukë të Bosnje e Herceëovinës se janë të mundshme sanksionet për individët në Bosnje dhe Herzegovinë.

“Këto janë sanksionet e tyre, nuk janë tonat. Unë nuk kam ndërmend të aplikoj për vizë për Amerikë, edhe nëse do të mi heqin sanksionet nesër”, ishte shprehur Dodik.