Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në qeveri

Dita e dytë si president, Begaj dekreton ndryshimet në qeveri.

Firmën e parë si president i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e hodhi sot duke dekretuar ndryshimet në qeveri.

Presidenca njoftoi se pas administrimit të propozimeve të kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, Begaj ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Begaj ka pranuar propozimin duke dekretuar Majlinda Dhukën si ministre Shteti dhe kryenegociatore si dhe emërimin e Belinda Ballukut në detyrën e zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë./tvklan