Presidentja dhe kryeministri udhëtojnë për në SHBA, pritet nënshkrimi i kësaj marrëveshje!

Largohen shitësit ambulantë te Tregu i Gjelbër në Prishtinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara.

Osmani dhe Kurti së bashku janë nisur drejt Amerikës, saktësisht në Washington D.C. për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

“Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti do të zhvillojnë edhe takime të tjera bilaterale”,thuhet në njoftimin për media.