Presidentja Osmani takohet presidentin e ri të Kosta Rikës, ja për çfarë diskutojnë

Alberija sapo ka dalë nga grimerja, frizura e saj merr gjithë vëmendjen

Kosta Rika, ishte njëri ndër shtetet e para që njohën Kosovën si shtet.

Presidentja Vjosa Osmani është takuar në San Jose me presidentin e ri të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves, raporton Gazeta Express.

Siç njofton Presidenca, Osmani dhe Chaves janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve të thellohen, duke përfshirë bashkëpunimin në politikën e jashtme dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.
“Presidentja Osmani njoftoi Presidentin Chaves për progresin e Kosovës në fusha të ndryshme si dhe për përgatitjet për aplikim më organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Alberija sapo ka dalë nga grimerja, frizura e saj merr gjithë vëmendjen

“Populli i Kosovës i është gjithmonë mirënjohës Kosta Rikës si një ndër shtetet e para që njohën pavarësinë tonë, pikërisht në ditën kur Republika e Kosovës filloi kapitullin e saj të ri si një shtet i pavarur e sovran” citohet të ketë thënë presidentja Osmani.

Ajo paraprakisht ia ka përcjellur urimet më të mira Chavesit për marrjen e detyrës së re, duke i uruar “një të ardhmeje të begatë e të sigurt”.